Kelmendi: Po, Thaçi ishte ne shtepine time, me ofruen pozita ministrore e diplomatike… (Video)

E publikuar: 21/03/2016 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kam mund shume lehte me ndryshue fjalen, por i kam qendrue besnik votuesve”, tha i ftuemi i pare ne Rrokum Roll, Gezim Kelmendi nga partia Fjala.

“Po, ka qene [Thaçi] bashke me figurat ma me ndikim ne Peje e ne Kosove. Na si shqiptare e kemi parim me nderue mikun kur na vjen ne konak”, u pergjigj Kelmendi ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a asht e vertete qe Thaçi ka qene ne shtepine e tij.

Ai shtoi se Thaçi i ka ofrue poste ministrore Kelmendit, madje poste edhe ne diplomacine kosovare.

“Na e dime qe kushti per me qene nji parti politike e suksesshme asht drejtesia”, vleresoi ai gjate bisedes.

“Zgjedhja e Thaçit [President] nuk ka me lehtesue barrieren mes dy blloqeve politike pozite-opozite”, tha ai.

Ai tha se partia e tij asht kunder dy marreveshjeve, asaj per  Asociacionin e Komunave Serbe dhe tjtres per Demarkacionin me Malin e Zi, por ai theksoi se ata jane edhe kunder dhunes qe po perdoret.

“Jane shume arsye qe vendi mundet me shkue ne zgjedhje, Gjykata Speciale, ndikimi i partise ma te madhe PDK, dhe mundesia qe Thaçi mundet me çue ne zgjedhje vendin per me u ba shpetimtari i kesaj situate”, permendi si arsye Kelmendi.

Ai vleresoi se nese shkohet ne zgjedhje, shumica e partive kane me ba koalicione, ndersa per partine e tij ai tha se asht tue planifikue me shkue vet ne zgjedhje, edhe pse nuk e mohoi qe asht tue ba bisedime per koalicion.