Kelmendi pas aderimit në PDK: Nuk largohem kur vendi ka nevojë, sidomos në mungesë fizike të Veselit dhe Thaçit

E publikuar: 12/01/2021 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka reaguar pas aderimit në PDK duke thënë se nuk largohet asnjëherë nga asnjë proces, kur vendi dhe PDK ka nevojë, në një periudhë mungese fizike të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se do të kontriboj në fokusimin e krijimit të legjislacionit i cili mbështet iniciativat, së pari të të rinjëve të cilët kanë shpirt afarist, poashtu afaristëve ekzistues që të avansojnë edhe më shumë ekonomitë e tyre.

Postimi:

Të nderuar familjarë, koleg të nderuar të Grupit ‘Elkos – ETC’, bashkëpunëorë, afaristë, fermerë, dhe ju Qytetarë të respektuar të Republikës së Kosovës si këtu në vendin tonë dhe në diasporë.

Nga sot, edhe aktivisht, pas një shkëputje të shkurtër nga jeta politike, jam ri-angazhuar sërish me PDK-në. Kjo vie si dëshirë dhe shtytje për të mbështetur të ardhmen pozitive të vendit tim.

Unë për nga natyra, nuk largohem asnjëherë nga asnjë proces, kur vendi dhe PDK ka nevojë, në një periudhë mungese fizike të kryetarit z.Kadri Veseli dhe liderit themelues z. Hashim Thaçi.

Mendojë se Kosova ka nevojë për profilin tim. Me eksperiencë të gjatë menaxheriale, besojë që kontributi im do jetë gjithnjë pozitiv dhe ligjor.

Kontributi im do të fokusohet në krijimin e legjislacionit i cili mbështet iniciativat, së pari të të rinjëve të cilët kanë shpirt afarist, poashtu afaristëve ekzistues që të avansojnë edhe më shumë ekonomitë e tyre. Legjislacioni do jetë i tillë që do përfitojnë të gjitha veprimtaritë ekonomike, private dhe publike. Do jem një gjenerator i plotësimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike ku do përfitojnë së pari qytetarët e dëmtuar, të papunë dhe të punësuar. Do përfitojnë ekonomitë e prekura duke filluar nga më të prekurat.

Jam i bindur dhe premtojë se siç jam i prirë çdoherë, unë kam mundësi që premtimet ti bëjë vepra. Nga fjalët ne së bashku kemi mundësi të kalojmë në punë. Por ju e dini, asgjë nuk bëhet pa miq, pa mbështetje.

Andaj, familjarë, kolegë, bashkëpunëtorë, fermer dhe ju qytetare, më 14 shkurt 2021, nën logon e PDK-së, do keni mundësi të më mbeshtetni për të vendosur në veprime përvojën time 42 vjeçare.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi