Kelmendi: Liderët e dy partive vendosin se a do të ketë zgjedhje

E publikuar: 31/10/2016 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kabinetit të Qeverisë së Isa Mustafës prej sot pritet t’i shtohet edhe zyrtarisht një zv/kryeministër i ri. Bëhet fjalë për Ramiz Kelmendin, të cilit LDK-ja ia besoi këtë post.

Në një prononcim për “Indeksonline”, biznesmeni nga Peja thotë se është i kënaqur me besimin që i është dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partisë së cilës iu bashku para disa ditësh.

“Po, pres që sot me qenë në mbledhje të Qeverisë. Megjithëse ende nuk jam ambientuar mjaftueshëm për shkak të hapësirave, mirëpo në mbledhje të do të marrë pjesë pasi edhe e kam obligim ligjor”, ka thënë Kelmendi.

Ndërsa për shkuarjen e vendit në zgjedhje, ai thotë se vendosin liderët e koalicionit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Mendojë që liderët e koalicionit janë përcaktues të kësaj qeverie. Ne jemi vetëm mbështetës të qëndrimeve të tyre dhe prioriteteve ekonomike. Ne nuk jemi ndikues në atë se a do të shkojë vendi në zgjedhje, atë e bëjnë liderët politik me marrëveshjet që i kanë”, është shprehur ai.