Kelmendi: Ka disponim nga Kryeministri që të emërohem zëvëndës i tij

E publikuar: 21/10/2016 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se sot nuk është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për arsyen se ky i fundit ndodhet jashtë vendit. Por ai ka thënë se sot ka marrë një letër nga kryeministri dhe sipas tij ka disponim që tv emërohet zv.kryeministër.

“Takimin e kam pas për sot, mirëpo kryeministri gjendet në Belgjikë. Ai më ka shkruar një letër dhe më ka thënë që kur të kthehet në Kosovë do të takohet me mua. Unë s’mundem me nxitu pasi punët e mira vijnë ngadalë. Por, them se disponimi dhe mbështetja është që unë të jem në këtë post”, është shprehur ai për Indeksonline.

Kelmendi ka thënë se më së shumti do të fokusohem në avancimin e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e prodhimtarisë vendore.
Me ngritjen e performancës së të punësuarit dhe dinjitetit të tyre. Kam shumë ide për punët pozitive. Do të jem bashkëpunues me të gjitha akteret ekonomik edhe ashtu jam bashkëpunues në mënyrë që me ardhur deri te një rezultat për biznesin si dhe shtetit”, ka shtuar Kelmendi.