Kelmendi: AAK nuk futet në Qeveri pa shkuar vendi në zgjedhje (Video)

E publikuar: 08/02/2016 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

hamet Kelmendi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se me shkuarjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga Presidentja, nuk është përçarë blloku opozitar dhe se nuk duhet të mbyllen rrugët e komunikimit pozitë dhe opozitë.

“Duhet të vazhdohet me paraqitjen e kërkesave zyrtare pranë organeve, në këtë rast para presidentes, e cila, e mirë ose e keqe është ajo që ka dalë nga vota e Kuvendit. Qëndrimet e bllokut opozitar nga ana e liderit të AAK-së janë paraqitur shumë më qartë në këtë takim”, ka thënë Kelmendi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ai ka komentuar edhe raportimet në media se kinse AAK është e gatshme të futet qysh tani në Qeveri. “Nuk ka pjesëmarrje të AAK-së në Qeverinë e Kosovës pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar ai në “Kontakt”.

Vota e qytetarëve, sipas Kelmendit, e përcakton se kush duhet të marr drejtimin e qeverisë.

“Çdo parti e cila do të shkonte tani në krijimin e një koalicioni të ri të mundshëm, pa shkruar vendi në zgjedhje, është ndarje nga populli”, ka thënë ai.

Kelmendi nuk e ka përjashtuar mundësinë se pas zgjedhjeve të radhës nacionale, AAK të jetë në Qeveri me PDK-në ose LDK-në./Gazeta Tribuna/