KEK’u nuk investon në siguri, sindikata e fajëson për aksidentet e punëtorëve (Video)

E publikuar: 01/05/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës tyre është edhe 64 vjeçari, Eset Miftari, i cili bashkë me kolegët e tij nis punën në vendin që çdo dite ua kujton vdekjen.

Por ai thotë se tashmë janë mësuar me këtë frikë, jetojnë e punojnë me hijen e vdekjes.

Eseti është përgjegjës për funksionimin e gjeneratorëve në KEK. Ai kryen çdo ditë të njëjtat detyra.

I vë në funksion gjeneratorët e përkujdesët për ta deri në përfundim të orarit.

Rreth orës 10 ai shkon për të drekuar në mensën e kësaj korporate.

Pastaj ai kthehet prapë në vendin e tij për ti ndezur gjeneratorët.

Eseti tregon përvojën e tij në këtë korporatë.

Ai thotë se duhet të jetë në dispozicion edhe në rastet kur nuk është në punë. Por, në asnjë mënyrë nuk i frikësohet punës që bën.

Të njëjtën rutinë për 40 vite e bënte edhe i ndjeri, tekniku i makinerisë,  Fehmi Salihu. I cili u nda nga jeta shkurtin e këtij viti, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash.

E bija e Fehmiut flet për lidhjen që kishte me të atin.

Ajo më tej thotë se i ndjeri nuk kishte raporte të këqija me askënd në punë.

Për nëntë vite me radhë i burgosur brenda katër mureve e dy patericave është  edhe Ismaj Xhigoli.

Ai kishte lënë rininë e tij në minierën e Bardhit të Madh.

Por ky vend ia mori atij edhe pjesën  e mbetur të jetës.

Ai kujton ditën kur ndodhi aksidenti që do e mbaj mend gjatë gjithë jetës.

Xhigoli më tej thotë se puna në KEK është mjaft e rrezikshme.

Edhe Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e fajëson KEK-un për vdekjet e lëndimet e punëtoreve të tij.

Në anën tjetër, në Sindikatën e pavarur të punëtorëve të KEK-ut thonë se kompensimi që i bëhet familjarëve të viktimave është i paktë.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i punës ka thënë se fajin kryekëput për vdekjen e punëtorëve të KEK’ut e ka udhëheqësja e kësaj korporate.

Se kjo korporatë po i dërgon punëtorët drejt vdekjes çdo ditë pune e thonë edhe vetë në KEK.

Ai flet edhe për vdekjen e punëtorit, Fehmi Salihu.

Mosha mesatare e këtyre punëtorëve të KEK’ut është rreth 60 vjeçe.