Keci me një sy po pëlqehet nga të gjithë, turma njerëzish shkojnë për ta vizituar (Video)

E publikuar: 13/02/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ewang Rosli Mat Taib është pronari i një ferme në Sabah të Malajzisë, ku dhia ka pjellë një kec që ka vetëm një sy.

Përkundër gjendjes së pazakontë, kafsha ka gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka ngjallur vëmendjen e banorëve të asaj zone, transmeton Telegrafi.

“Prej se ka ardhur në jetë, të gjithë fqinjët po e duan dhe vinë t’i sjellin ushqim. Madje, ferma ime po vizitohet nga shumë njerëz, që janë mahnitur me të”, ka thënë Taib.

Megjithëse duket se gjithçka është në rregull, gjendja prej ciklopi që i prekë një në 16 mijë kafshë, nuk iu mundëson të jetojnë gjatë dhe ngordhin brenda disa ditësh. /Telegrafi/