Kë e votoi Ronaldo dhe kë e votoi Messi? Dalin votat e dy më të mëdhenjve

E publikuar: 24/10/2017 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo si kapiten i Portugalisë dhe Lionel Messi si kapiten i Argjentinës, kanë votuar për lojtarin më të mirë në botë.

Portugezi i Real Madridit është shpallur nga FIFA më i miri në botë për vitin 2017.

Ajo çfarë mbetet e veçantë edhe pse marrëdhëniet mes Ronaldos dhe Messit mbesin të mira, ata nuk e votojnë njëri-tjetrin.

CR7 për më të mirët i ka votuar, Luka Modric me pesë pikë, Sergio Ramos me tri pikë dhe Marcelon me një pikë.

Në anën tjetër Lionel Messi me pesë pikë e ka vlerësuar Luis Suarezin, me tri pikë Andres Iniestan dhe me një pikë Neymarin.

Ronaldo të hënë në mbrëmje fitoi me një diferencë të madhe votash.

Në anën tjetër dyshja ishin pjesë e formacionit më të mirë të vitit. /Telegrafi/

Votat e Messit dhe Ronaldos