Kë e quan Pogba “vëlla të madh”? (FOTO)

E publikuar: 17/10/2016 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka lëvduar ndikimin e Zlatan Ibrahmovicit tek ai duke iu referuar suedezit, si “vëlla i madh”.

Lojtari më i shtrenjtë në histori së bashku me sulmuesin veteran kaluan në Old Trafford gjatë afatit kalimtar veror.

Ata konsiderohen si dy yjet e skuadrës nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon.

Mesfushori e konsideron mentalitetin fitues të Ibras si përbërësin kryesor të ringjalljes së Djajve të Kuq.