Kë do ta ndrit Dritani?

03.09.2020 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kë do ta ndrit Dritani?

Nga Ali Mehmeti

Nuk jam i gatshëm apriori të lavdëroj apo kritikoj askënd. Për dallim nga shumë të tjerët, as Dritanin! Para së gjithash duhet njohur sadopak skenën politike në Malin e Zi ku janë në veprim 4 blloqe politike.

Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga Milo Gjukanoviqit, veprimet e së cilës i njohim, ndër të cilat spikat shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006 me ndihmën vendimtare të shqiptarëve. Trembëdhjetë vite më vonë ky kontribut (vendimtar), u shpagua
me formimin e komunës (shqiptare) të Tuzit dhe me përdorimin e flamurit kombëtar me ligjin e aprovuar më 30 dhjetorit 2019. Gjatë këtyre viteve ai ka krijuar lidhje (ilegale) bashkëpunimi me korporatën më të fuqishme botërore të duhanit Philip Moris, nga e cila ka pasur përkrahje të fuqishme pasi që i ka shërbyer interesave të saj. Përkrahja tjetër, edhe më
e fuqishme vinte nga fuqitë e mëdha botërore të cilat prisnin nga ai largimin e ndikimit rus, pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjen në NATO, dhe të gjithat i bëri. Si shpërblim priste edhe hyrjen e shpejt në Bashkimin Evropian pasi hapi edhe kapitullin e fundit për
negocim. Megjithatë i humbi zgjedhjet, bashkë me aleatët e tij ku përfshihen të gjitha pakicat kombëtare, duke përfshirë edhe atë shqiptare. Së bashku i fituan 49% të votave, ose 40 vende nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit Zi. Kjo për shkakun, sepse qytetarëve i ka ardhur në maje të hundës modeli i tij i udhëheqjes 30 vjeçare, sipas të cilit, me fuqitë e jashtme është i
dëgjueshëm dhe bashkëpunues, pse edhe e përkrahin, kurse nga qytetarët e vet konsiderohet sikur një autokrat, i korruptuar dhe i pasur me gjithë familjen e tij farefisnore dhe politike, dhe jo më pak më rëndësi, sepse u fut në konflikt të hapur dhe publik me kishën ortodokse serbe, me rastin e aprovimit të ligjit mbi objektet fetare.

Koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” i udhëhequr nga Fronti Demokratik është koalicion i ekstremit të djathtë, që nuk është fare opozitë politike, por shoviniste serbe, e udhëhequr nga kisha ortodokse serbe, politika e së cilës për ne është e njohur. Sikur të mundte ajo do
bashkonte Malin e Zi me Serbinë, do e anulonte pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe do e nxirrte Malin e Zi nga NATO. Sa për shembull: fitorja e tyre është festuar me këngët për Kosovën si “zemër të Serbisë”, me sulmin mbi xhami në qytezën Plevle, kurse prijësi i tyre Krivokapiq parafrazoi fjalët e Sllobodan Millosheviqit “Ka ndodhur populli” me “Ka ndodhur
liria”. Ata fituan 32.5% të votave.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” mbledh rreth vetës parti dhe grupime të ndryshme që para së gjithësh propagandojnë pajtimin ndërfetar dhe ndërnacional duke mos harruar as luftën kundër korrupsionit, mafies pyjore dhe ujore dhe revidimin e privatizimit. Nuk e vë në
pikëpyetje ekzistencën e Malit të Zi sikur shtet i pavarur, por nën rrogoz bashkëpunojnë me Frontin Demokratik, që i bën vështirë të parashikueshëm. Fituan 12.5%të votave.

Koalicioni “E Zeza në të Bardhen” është aleancë qytetare e cila kërkon ta kthej demokracinë, rendin dhe ligjin, të formoj qeveri ekspertësh dhe në mënyrë eksplicite kërkon mos ndryshimin e kursit në politikën e jashtme. Udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq dhe fitoi 5,53% të votave ose 4 mandate, kurse bashkë me dy koalicione tjera fituan 51% të votave,
respektivisht 41 vende në kuvend.

Pra, pyetja shumë reale është: a do mund kjo opozitë kaq heterogjene (në deklarime) të formoj qeveri?

Siç shihet lojtari kryesor do jetë Dritani me 4 vota të tij, me kusht që këto vota i ka kompakte. Gjithnjë ekziston rreziku që edhe atje ka hashima dhe ramusha që mund t’i shkojnë ndonjërit në shtëpi pas mesit të natës, jo vetëm nga këta 4, por edhe nga ata 77 të tjerë dhe kështu ta përmbysin rezultatin dhe/ose ta nxjerrin nga loja Dritanin. Sepse nuk është e mundur që nuk ka mbetur ndonjë vend ambasadori i lirë, ndonjë terminal doganor,
servis për homologim apo hotel për privatizim. Le të themi se nuk do ndodh kështu.

Dritani ka shumë mundësi para vetës. Me katër vota të tij, mund të bëj çudira, duke mos lëshuar pe nga programi dhe premtimet e tij. Nëse këtë nuk mund ta bëj me opozitën e gjertanishme, askush nuk e ndalon që këtë ta bëj me pozitën. Dhe votuesit do e mirëkuptojnë. Megjithatë, votat i ka fituar sikur opozitë dhe është politikisht korrekte që së pari të tentoj të realizoj programin e vet me opozitën, në të kundërtën do ishte vetëvrasje e
tij politike. Nuk ka nevojë të vetëvritet. Thjesht, mjafton të mos lëshon pe nga parimet e tij të deklaruara, që koalicionin me kishën ortodokse do e bënte të pamundur.

Uroj që me emrin e vet ta ndrit rrugën para vetës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kë do ta ndrit Dritani?

Kë do ta ndrit Dritani?

Formimi i UÇK-së

Formimi i UÇK-së

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Nëno unë vdiqa!

Nëno unë vdiqa!

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi