KDI: Të drejtat e punëtorëve mbeten në letër

30.04.2019 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KDI: Të drejtat e punëtorëve mbeten në letër

Konkurse të manipuluara, procedura gjyqësore të pa përfunduara që lidhen me punën, punë 24 orëshe pa ndërprerë, mos pagesë të kontributeve penisonale nga punëdhënësi, mos pagesë të pagave deri në 8 muaj, privim nga pushimi vjetor dhe ai mjekësor, mospagesë për punën jashtë orarit të rregullt etj., janë disa nga shumë padrejtësi dhe shkelje me të cilat përballen punëtorët në Kosovë.

Këto u bën të ditura sot, gjatë shpalosjes së raportit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) “Të drejtat në letër”, në prag të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës. Ky raport që është një përmbledhje e rasteve reale të raportuara në KDI mbi shkeljet e të drejtave të punëtorëve u pasua nga një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.

Arben Kelmendi nga KDI, theksoi se shumësia e pranimit të rasteve të reja që lidhen me të drejtat e punëtorëve kanë mobilizuar KDI-në edhe këtë vit, që në kuadër të programit të saj për Transparencë dhe Kundër Korrupsion të trajtoj problematikën e “të drejtave të punëtorëve”, përfshirë segmentet si pagat, pushimet, procesin e rekrutimit në institucione publike, nepotizmin, korrupsionin, mashtrimin, evazionin fiskal etj. që bëhet në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve me të drejtë pune.

Ndërsa, Florent Spahija nga KDI, teksa shpalosi raportin tregoi se secili nga rastet e paraqitura në këtë raport shpërfaqë elemente të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në terren, por mbi të gjitha tregon për mungesën e dorës së shtetit në rregullimin dhe zbatimin e ligjshmërisë dhe ndikimin e politikës në konkurset publike.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, pohoi se është fakt që ka shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve në vend. Përderisa në sektorin privat theksoi se ka shkelje në secilën dispozitë të Ligjit të punës siç është mungesa e kontratës, vonesat në paga, problemet me pushime etj., në sektorin publik ka thënë se shkeljet më të mëdha bëhen në fazën e konkurseve.

Megjithatë ka theksuar se shqetësuese mbetet çështja e sigurisë dhe shëndetit në punë.“Siguria dhe shëndeti është shumë më i rëndësishëm se sa marrëdhënia e punës sepse pasojat i ka më të mëdha. Kemi raste të vdekjeve në vendin e punës andaj jemi mundu me u fokusu në këtë pjesë më tepër si inspektorat”, ka shtuar ai.

Kurse sa i përket rekomandimeve kryesorë që KDI ka dhënë në kuadër të raportit ato lidhen me nevojën për fuqizimin e inspektoratit të punës përmes rritjes së vazhdueshme të numrit të inspektorëve që do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve, fataliteteve në vendin e punës e para së gjithash në ndëshkimin e punëdhënësve të cilët shkelin apo neglizhojnë të drejtat e parapara me Ligjin e Punës.

Po ashtu krijimi i sindikatave të punëtorëve në sektorin privat do të krijonte mundësi për dialog të strukturuar midis bizneseve, sindikatave të punëtorëve dhe shtetit në dobi të garantimit dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve./klankosova.tv/.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Protestë e dhunshme në Tiranë

Protestë e dhunshme në Tiranë

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë inkubatorin e bizneseve në Malishevë

Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë inkubatorin e bizneseve në Malishevë

Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

Mjeku i UÇK-së/ Historia e Ibish Ahmetit. Ju përkushtua të plagosurve të luftës

Mjeku i UÇK-së/ Historia e Ibish Ahmetit. Ju përkushtua të plagosurve të luftës

Shkup: Pritjet për hapjen e negociatave me BE-në

Shkup: Pritjet për hapjen e negociatave me BE-në

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë