Katherine Langford: Historia e Hannas do të jetë gjithmonë pjesë e jetës time

E publikuar: 21/06/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Netflix ka filluar me sezonin e tretë të 13 reasons why, ndërsa Langford, e cila ishte nominuar për Golden Glob për personazhin e vajzës adoleshente e cila vret vetën dhe i lë një kasetë shokëve të saj për të e dëgjuar, ka deklaruar se ajo nuk do te jetë pjesë e serive të reja, sipas një postimi të saj në Instagram transmeton Gazeta Express.

“Edhe pse historia ime është hedhur pas krahëve, unë jam ende pjesë e këtij seriali. Me të gjithë të tjerët ne kemi filluar sezonin e parë bashkë, ne kemi kaluar nëpër të gjithë këto gjëra së bashku, por mendoj se ka qenë koha – dhe është koha që Hannah të shkoj. Unë jam kaq e entuziazmuar për këtë sezone dhe se si do të vazhdoj historia” ka thënë ajo.

“Historia e Hannës, do të jetë gjithmonë pjesë e jetës time, dhe pjesë e jetës së njerëzve të tjerë” ka shtuar aktorja.

Sezoni i parë i serialit ka paraqitur Langfords, në rolin e Hannah Baker duke treguar historinë përderisa Clay (Dylan Minnette) i ka dërgjuar 13 kasetat, si dhe 13 arsyet se pse ajo ja morrin jetën vetës./GazetaExpress/