Katër vite nga ndeshja historike, kur shqiponja sundoi Serbinë, kuqezinjtë luftuan për flamur dhe grushti Lorikut që nokautoi një kriminel serb

E publikuar: 14/10/2018 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë kaluar katër vite nga ndeshja historike mes Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Beograd më 14 tetor të vitit 2014. 

Në fakt ajo ndeshje filloi por që nuk përfundoi kurrë në fushë, pasi që në minutat e fundit të pjesës së parë u ndërpre.

Ishte një trim shqiptar, Ismajl Morina (Ballisti) që me një Dron valviti flamurin e Shqipërisë natyrale në Beograd dhe kjo acaroi serbët.

Fillimisht gjyqtari ndërpreu ndeshjen për shkak të huliganizmit të vendasve të cilët në asnjë moment nuk u ndalen duke fyer shqiptarët dhe duke gjuajtur gjësende të forta në drejtim të futbollistëve tanë.

Me ta parë flamurin e Shqipërisë natyrale, futbollistët vendas e kapën atë, por që ai flamur u mbrojt me dinjitet nga shqiptarët në fushë.

Ndeshja eskaloi pasi u futën tifozët në fushë, ku njëri nga ta e goditi me një karrige Bekim Balajn, por sigurisht se i ka rënë pishman.

Ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana që tregoi shpirtin e liderit, duke e rrëzuar në tokë serbin dhe duke e nokautuar me grushtin e tij.

Futbollistët tanë me shumë vështirësi dhe të sulmuar nga të gjitha anët u futën në zhveshtore ndërsa e gjithë bota e panë mikpritjen e turpshme të serbëve.

Pas dënimit nga UEFA, Shqipëria e qoi çështjen në CAS dhe doli fitimtare ku morri tri pikë që na dërguan në Kampionatin evropian Francë 2016.

Ishte një natë tmerri në Beograd por të njëjtën kohë edhe një natë krenarie, pasi të gjithë e panë se çfarë djem ka Shqipëria, djem që janë në gjendje të mbrojnë në të gjitha mënyrat flamurin më të bukur në botë.

Në fund, tri pikët dhe krenaria i takoi shqiptarëve, ndërsa turpi atyre. /Telegrafi/