Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

14.01.2021 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një i plagosur.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova, kështu raporton Top Channel.

Nga aksidenti kanë humbur jetën bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa një fëmijë i tretë i familjes ka mbetur i plagosur.

Siç shihet në pamje, në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë.

Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

https://youtube.com/watch?v=VROtunU3_8w%3Ffeature%3Doembed

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat