Katër pjestarë të grupit të Kumanovës, bashkëpuntorë të shërbimit sekret maqedonas

E publikuar: 26/05/2015 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës i kanë dëshmitë se tre prej kosovarëve të vramë në incidentin e Kumanovës dhe nji shtetas i Maqedonisë kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë, për me shkaktue incidente në shkëmbim të parève.

AKI dhe Policia kanë sigurue dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe nji shtetas maqedonas, zyrtar i naltë në DBK’në maqedonase (Sh.M.) kishin përgatitur planin e bashkëpunimit për me shkaktue incidente si ai i fundit në Kumanovë.

Simas informacioneve nga dokumentet e policisë dhe të AKI’s, shtetasi i Maqedonisë Sh.M. ka takue këta persona disa herë në Prishtinë dhe në Ferizaj për me planifikue aksionin.

Simas informatave të KohaDitore, Sh.M. u kishte premtue tre kosovarëve shuma të parève që kalonin dy milionë euro.

Dosja e këtij rasti ende nuk ka informata për arsyet pse Shërbimi maqedonas i zbulimit donte shkaktimin e këtyne incidenteve, por supozimet janë që kjo gja bahej për me ruejtë pushtetin e Gruevskit, mbas presioneve për aferën e përgjimeve.

KohaDitore shkruen ka sigurue dëshmi zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe AKI’s, tu’ përfshi këtu edhe përgjime telefonike, që flasin për planifikimin e nji sulmi në Burgun e Sigurisë së Naltë në Gërdofc, planifikimin e incidenteve në Maqedoni dhe incidentin e parë në Gushincë të Kumanovës muajin e kaluem, – përcjell Express.

Bazue në këto dëshmi, si dhe në burime mbrenda organeve kosovare të sigurisë, pos katër personave që ishin organizatorë me pagesë të këtyre incidenteve, të tjerët kanë shkue vullnetarisht.
Express