Katër pacientë me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

E publikuar: 17/05/2020 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë me COVID-19, katër prej tyre vazhdojnë të jenë me gjendje më të rëndë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, duke njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID-19, të shtrirë në Klinikën Infektive, ka  thënë se gjashtë pacientë janë me gjendje stabile.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19. Prej tyre  6 pacientë janë në gjendje stabile;  4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).

Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në COVID-19, por që e vazhdojnë mjekimin”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të shtunën edhe 23 raste të reja me coronavirus, pas kryerjes së 270 testeve.

Në po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve total në 713.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 978 të prekur, dhe 29 të vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkakton coronavirusi.