Katër nxënës plagosen gjatë të shtënave në një shkollë të Ohio

E publikuar: 01/03/2016 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër nxënës janë plagosur të hënën pasi një 14-vjeçar dyshohet se hapi zjarr në restorantin e një shkolle në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katër studentët e lënduar në këtë rast janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia amerikane e ka identifikuar të dyshuarin si James Austin Hanckock, 14 vjeçar.

Ai është marrë në paraburgim jashtë shkollës dhe përballet me akuza për tentim vrasje, sulm kriminal si dhe kërcënime terroriste, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.