Katër këshilla për një buzëqeshje të përsosur Hollywood-iane (Foto)

E publikuar: 11/10/2017 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e njerëzve ëndërrojnë për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, por pak njerëz guxojnë ta provojnë zbardhimin te dentisti.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se ekzistojnë disa procedura të cilat mund t’i kryeni në shtëpi për zbardhjen e dhëmbëve, e të cilat nuk i dëmtojnë aspak dhëmbët tuaj, transmeton Telegrafi.

Normalisht, këto truqe nuk janë zëvendësim i vizitave të rregullta te dentisti, por ndjekja e këtyre këshillave në baza të rregullta do t’ju ndihmojë në zbardhimin e dhëmbëve.

PASTË ZBARDHUESE TË CILËN MUND TA BËNI VETË

Përzieni një lugë gjelle xhenxhefil me të njëjtën sasi të vajit të pastër të kokosit dhe 2-3 pika vaj minti. Këtë përzierje përdoreni si pastën e rregullt.

PASTA ME DREDHËZ

Merrni një dredhëz të freskët dhe shtypeni me lugë. Përzieni atë me kripën më të mirë të detit të cilën mund ta gjeni, dhe pastën e krijuar vendoseni në furçë të dhëmbëve, me të cilën duhet t’i fërkoni dhëmbët për pak minuta. Pas kësaj, pastrojeni gojën me ujë. Kjo metodë duhet të bëhet një herë në dy javë.

VAJI I KOKOSIT

Aplikoni pak vaj kokosi në dhëmbë para se t’i pastroni me furçë, dhe lëreni aty vajin e kokosit për 15-20 minuta, pastaj pastroni prapë me pastë të rregullt të dhëmbëve. Këtë metodë përsëriteni deri tri herë në javë.

ZBARDHJA E DHËMBËVE ME LËVORE TË BANANES

Lëvorja e bananes përmban substanca të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e ngjyrës së përsosur të dhëmbëve. Brendësinë e lëvores fërkojeni në dhëmbë dhe pas 5 minutave pastroni dhëmbët si zakonisht. Këtë metodë mund ta përsëritni sa herë që të doni. /Telegrafi/