Katër gjahtarë ilegalë janë arrestuar në Ugandë pas vdekjes së një gorille të rrallë.
Gorilla, e njohur si Rafiki, që do të thotë “shok” në gjuhën “swahili”, ka qenë pjesë e grupit të famshëm të gorillave, Nkuringo, që jeton në një park kombëtar shumë të popullarizuar për turistët.
Rafiki është raportuar i zhdukur më 1 qershor, sipas komunikatës së Autoritetit të Ugandës për kafshë të egra. Kërkimi për të është bërë ditën tjetër, ndërsa trupi i është lokalizuar në brendi të parkut.
Një raport pas vdekjes ka zbuluar se Rafiki ishte i lënduar me një pajisje të mprehtë në abdomen dhe në organe të brendshme. Një person u arrestua më 4 qershor, pasi iu gjetën pajisje gjuetie.
Ai pranoi vrasjen e Rafikit, por tha se e bëri këtë në vetëmbrojtje. Ka treguar se ka shkuar në gjah me disa persona tjerë dhe se kanë takuar grupin e gorillave, transmeton Koha.net.
Tani katër personat po presin gjykimin, por nuk dihet se cilat janë akuzat ndaj tyre.
Në kohën kur Rafiki vdiq, grupi Nkuringo kishte 17 gorilla.