Katër futbollistët shqiptarë kanë nevojë për ndihmën tuaj, mund t’i votoni për më të mirët te Luzerni

E publikuar: 25/04/2018 02:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionati zviceran është drejt përfundimit ndërsa futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin edhe këtë vit.

Luzerni është skuadra me më së shumti futbollistë shqiptarë në radhët e veta.

Katër lojtarë nga Kosova janë pjesë e Luzernit që këtë edicion po shkëlqen dhe zë pozitën e tretë në tabelë.

Portali i famshëm zviceran 20min.ch ka hapur sondazhin për futbollistët më të mirë të vitit në Luzern.

Hekuran Kryeziu, Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca dhe Dren Feka

Në këtë sondazh natyrisht që marrin pjesë edhe futbollistët nga Kosova, Hekuran Kryeziu, Shkëlqeim Demhasaj, Idriz Voca dhe Dren Feka.

Tifozët mund të votojnë tre futbollistë duke klikuar mbi fotot e tyre dhe pastaj të klikojnë mbi fjalën ‘Abstimmen’, për t’i dërguar votat tek futbollistët shqiptarë.

Aktualisht Kryeziu zë pozitën e tretë me 363 vota 65 më pak se Omlin që zë vendin e parë.

Demhasaj ka 55 vota, Voca 47 dhe Dren Feka vetëm 15 vota.

Për t’i votuar futbollistët shqiptarë duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/