Katastrofë në Sierra Leone, mbi 450 të vdekur

E publikuar: 19/08/2017 07:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 450 persona kanë vdekur dhe 600 të tjerë konsiderohen të zhdukur në vërshimet katastrofale që kanë goditur Sierra Leonen, njoftuan sot zyrtarët e Kryqit të Kuq.

Sipas grupit humanitar “Save the children”, në mesin e viktimave janë të paktën edhe 122 fëmijë.