Katalonja, ‘miniera e artë’ e Evropës dhe një fuqi e madhe ekonomike

E publikuar: 20/10/2017 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katalonja është një nga 17 zonat autonome të Spanjës, por ndërsa përfshin qytetin e dytë më të madh të vendit dhe 20 për qind të prodhimit ekonomik, rajoni ka rëndësi të veçantë ndërkohë që drejtuesit vendorë kërkojnë pavarësinë e saj.

Historia e separatizmit

– Historia e lëvizjeve separatiste në Kataloni shtrihet në disa shekuj, duke përfshirë një vendim në vitin 1640 për t’u lidhur me Francën fqinje.

– Kohët e fundit, në lëvizje të refuzuara nga qeveria spanjolle, votuesit miratuan referendume për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2014 dhe në fillim të këtij muaji, ndërsa në vitin 2015 ligjvënësit miratuan një plan për shkëputje.

– Lëvizja për pavarësi mori vrull në dekadën e fundit, ndërsa Spanja kaloi nëpër një krizë ekonomike, por sondazhet në rajon tregojnë se mbështetja për vetqeverisje ka rënë ndërsa ekonomia mëkëmbet. Një shumicë e madhe e atyre që votuan në referendumin e fundit votuan për pavarësinë, megjithëse shumë më pak se gjysma e votuesve me të drejtë vote mori pjesë në referendum dhe sondazhet sugjerojnë se më shumë katalanas favorizojnë qëndrimin të bashkuar me Spanjën.

Turizmi kyç për ekonominë e rajonit

– Me bregdetin mesdhetar dhe qytetin historik të Barcelonës, turizmi është një pjesë kyçe e ekonomisë së rajonit. Rreth 18 milionë turistë të huaj vizituan rajonin vitin e kaluar.

– Një në çdo shtatë njerëz në Spanjë jeton në Katalonjë, e cila ka funksionuar si një rajon autonom në formën e saj aktuale që nga viti 1979. Rajoni ka presidentit dhe parlamentin e vet.

Historia e pasur kulturore

– Versioni më i fundit i Deklaratës zyrtare të Autonomisë, lëshuar në vitin 2006, e cilëson Katalonjën si një komunitet “të bazuar në respektin për dinjitetin individual”.

– “Tradita civile e Katalonjës ka theksuar gjithmonë rëndësinë e gjuhës dhe kulturës katalanase, të drejtat dhe detyrimet për dije, arsim, kohezion social, zhvillim të qëndrueshëm dhe barazi të të drejtave, dhe sot, në veçanti, të barazi mes burrave dhe grave “, thuhet në parathënie të deklaratës.

Fuqia ekonomike

– Rajoni është një nga më të pasurit në Spanjë dhe realizoi rreth një të katërtën e eksporteve të vendit vitin e kaluar.

– Ekziston një sektor i madh bujqësor, si dhe një industri automobilistike që përfshin fabrikat që krijojnë makina për kompaninë Nisan dhe një degë të Volksvagenit.

– Katalonia është gjithashtu vendi i një pjese të madhe të industrisë farmaceutike të Spanjës, që strehon krijuesit e mëdhenj të ilaceve, firmat bioteknologjike, prodhuesit e pajisjeve mjekësore dhe institucionet kërkimore./voa