Katalonia vazhdon me referendumin përkundër se Madridi e kundërshton

E publikuar: 30/09/2017 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët në rajonin spanjoll të Katalonisë po bëjnë tentativa për të vazhduar me referendumin për pavarësi, të cilin Madridi e ka cilësuar si “tallje të demokracisë”, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka thënë se referendumi i planifikuar më 1 tetor është jokushtetues dhe se referendumet janë bërë “instrumente për diktatorët”.

Qeveria e rajonit të Katalonisë po shtyn përpara referendumin edhe pse autoritetet në Madrid kanë fikur sistemin elektronik të votimit dhe policia Guardia ka konfiskuar një numër të madh të fletëvotimeve.

Pavarësisht pengesave, presidenti i Asamblesë nacionale të Katalonisë, Jordi Sanchez, ka thënë se nëse arrihen 1 milion vota pro pavarësisë do të ishte “një sukses i jashtëzakonshëm”.

Rreth 5.3 milionë njerëz kanë të drejtë vote, ndërsa ata që janë kundër pavarësisë janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në referendum.