Kastro Zizo humb nënën: “Pa ty bota do jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj”

E publikuar: 30/03/2016 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme këngëtari Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo me emrin e artit, ka humbur nënën e tij. Ajo është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Ky lajm bëhet i ditur nga vetë këngëtari, gjatë një publikimi të një fotoje të nënës me mbishkrimin: “Më le nënë…U prefsh në paqe. Pa ty bota do jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj”.