Kastrati tregon më shumë për rastet e reja me coronavirus në Kamenicë

E publikuar: 29/06/2020 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus në Kamenicë.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur që prej këtyre rasteve një është nga Rogana, një nga Koretini dhe një nga Muqiverci.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nga IKShP u njoftuam edhe për tri (3) raste të tjera pozitive me COVID-19 në komunën tonë. Prej këtyre rasteve një është nga Rogana, një nga Koretini dhe një nga Muqiverci.

Numri i përgjithshëm i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 47, kurse kemi akoma edhe gjashtë (6) raste të tjera aktive.

Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona.