Kastrati thotë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

E publikuar: 17/09/2020 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi mësimor në Komunën e Kamenicës ka filluar sipas rregullave dhe udhëzimeve të organeve kompetente.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se janë ndërmarr të gjitha masat në shkolla për mbrojtjen e fëmijëve nga COVID-19.

“Për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, kemi ndërmarrë të gjitha masat kundër #COVID19 në hapësirat shkollore. Ato janë të pajisura me termometra digjitalë, dezinfektues për duar dhe dezinfektim total i objektit”, ka thënë ai.

Ndryshe, organizata të shumta kanë dhuruar donacione të ndryshme të cilat përfshijnë maska, dezinfektues, termometra, mjete të higjienës për shkollat e Kamenicës, ndërsa Komuna e Kamenicës është përkujdesur për dezinfektimin e ambienteve shkollore.