Kasami shënon dy gola të bukur ndaj St Gallenit – i pari erdhi prej goditjes nga këndi, i dyti pas asistimit të Lenjanit

E publikuar: 23/02/2019 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami ka shkëlqyer sot (e shtunë) me Sionin ndaj St Gallenit në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj St Gallenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit zviceran.

Megjithatë, në këtë barazim të vendasve shenj ka arritur të lë sulmuesi shqiptar, Kasami.

Kasami ka arritur të shkëlqej në këtë ndeshje me dy gola, ku i pari ishte thjeshtë superior.

Goli i parë i Kasamit erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes dhe ishte fenomenal pasi u shënuan nga goditja e këndit.

Sulmuesi nga Gostivari arriti të shënoj edhe në minutën e 55-të për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër të Sionit, Ermir Lenjani.

Me këto dy gola, Kasami e sheh veten në kuotën e shtatë golave dhe katër asistime deri më tani këtë sezon, ndërsa Lenjani ka tri gola dhe tri asistime.

Në anën tjetër, Sioni renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë apo vetëm dy pikë më pak se pozita që i dërgon në garat evropiane.