Karembeu: Dua që Barcelona ta fitoj Ligën e Kampionëve shkaku i Valverdes

E publikuar: 29/11/2018 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-reprezentuesi francez Christian Karembeu beson se Real Madridi gjithmonë është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, por dëshiron të shohë Barcelonën duke u kurorëzuar si mbretërit e Evropës këtë sezon.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Kampioni i Evropës në vitin 1998 është një tifoz i punës së Ernesto Valverde në Camp Nou.

Kështu, ai do të ishte i lumtur ta shoh Valverden teksa shpërblehet për punën e tij duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Këto deklarata Karembeu i ka bërë gjatë ditës së sotme për mediat spanjolle.

Karembeu ishte pjesë e rëndësishme e ekipit të Francës

“Unë do të doja që [Barcelona të fitonte Ligën e Kampioneve] për Valverden sepse ai po punon mirë”, ka thënë fillimisht Karembeu për Sportium.

“Ai ka një ekip të shkëlqyeshëm, por Real Madridi gjithmonë ka diçka të veçantë në Ligën e Kampionëve”.

“Për pesë vjet ata kanë fituar gjithçka dhe kanë përvojën e duhur”, përfundoi francezi.

Ndryshe, sikurse Barcelona, ashtu edhe Real Madridi tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/