Karateistët e Kosovës kërkojnë pikë Olimpike në Berlin

E publikuar: 13/09/2018 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë.

Në kryeqytetin gjerman, prej nesër (e premte) deri të dielën do të mbahet ‘Karate1 Premier Liga Berlin 2018’.

Kjo garë është e e vlefshme për pikë Olimpike për ‘Tokyo 2020’.

Kosovën do ta përfaqësojnë: Gresa Zhitia (-55 kg), Adelina Rama (-61 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Herolind Nishevci (+ 84 kg), Elhami Shabani (-76 kg), Alvin Karaqi (-84 kg) dhe Orges Arifi (- 60 kg).

Me sportistët ndodhet edhe përzgjedhësi i Kombëtares, Isak Curri – thuhet në njoftimin e KOK-ut në Facebook.

Me ekspeditën ka udhëtuar edhe sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi.

Atje ndodhen edhe dy gjyqtarët ndërkombëtar: Ardian Muhadri e Besart Vitia, të cilët do ta ndajnë drejtësinë.