Kaq shumë të dashuruar, kështu fillon mëngjesi për Mihrijen e Naimin

E publikuar: 20/11/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për këngëtaret Naim Abazi e Mihrije Braha, transmeton Gazeta Express.

Me muzikën e tyre u argëtuan gjenerata të shumta. Por jo vetëm kaq. Ata janë shembulli më i mirë i një çifti të lumtur e shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Naimin e Mihrijen gjithmonë i shihni së bashku. Në mbrëmje muzikore, koncerte, ahengje madje edhe emisionin e kanë së bashku.

Pra ata janë të pandarë.

E para se të merren me angazhimet e shumta që kanë, ata fillimisht pinë kafen e mëngjesit së bashku. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mihrija përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

“Mirëmëngjesi me caffe llafe….M B”, kishte shkruar Miki.

Kujtojmë se çifti i njohur tashmë janë më pak aktiv me projekte të reja, megjithatë merren me emisionin e tyre./Gazeta Express/