Kapsula lundruese brenda të cilës mund të akomodohen 12 persona (Foto/Video)

E publikuar: 06/02/2019 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Harroni jahtet luksoze, kapsula që ngjanë me mjetet fluturuese të përdoren në filma të Hollywood-it, është bërë atraksion për të kaluar momente të paharrueshme derisa jeni në pushime në një zonë bregdetare – por kjo kënaqësi do t’ju kushtojë hiq më pak se 250 mijë dollarë.

“Royal Version 001” është kryevepër e kompanisë italiane “Jet Capsule” që lundron pa ndonjë problem, dhe ofron luks të pafund për pushuesit, transmeton Telegrafi.

Kjo anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë kapitenin e anijes.

Besohet se kjo kapsulë pothuajse e tëra është e punuar nga xhami, mund t’i rezistojë goditjeve të forta në rast se përplaset me ndonjë anije apo shkëmb.

Kapsula është e modifikuar për secilin klient, varësisht nga kërkesat qoftë me motor me naftë apo benzinë që prodhon 370 kuaj fuqi. Ajo mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 32 nyjeve. /Telegrafi/