Kapllani shënon në barazimin e Frankfurtit (VIDEO)

E publikuar: 21/03/2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forma pozitive që po kalojnë lojtarët e kombëtares shqiptare është konfirmuar edhe pak kohë përpara zyrtarizimit të listës së lojtarëve që do të grumbullohen për Armeninë.

Meqë De Biasi ishte në dilemë për sulmuesin, duket se Edmond Kapllani ia ka lehtësuar punën. Me golin e shënuar në barazimin e Frankfurtit lojtari duket se po kalon një formë shumë të mirë dhe fakti që ka arritur të shënojë dje e bën lojtarin të motivuar dhe me besim për ndeshjen me Armeninë.Kapllani ka arritur të shënojë një gol nga pika e bardhë e penalltisë që i ka dhënë barazimin ekipit të tij. Në këtë ndeshje është aktivizuar edhe Odise Roshi si titullar, por ka luajtur vetëm 70 minuta. Kapllani e shënoi golin në minutën e 80 duke shmangur humbjen e ekipit të tij.