Pjesëtarët
e FSK-së, kudo që po marrin pjesë në trajnime dhe shkollime jashtë vendit, po
arrijnë rezultate të shkëlqyeshme. Njëri ndër ta, është edhe kapiten Bujar
Ferizi, shef i Qendrës se Operacioneve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili
ka përfunduar me sukses trajnimin „Kursi i kapitenëve për mbrojtje kimike“, në
shkollën e Mbrojtjes Kimike- Atomike dhe Biologjike (MKAB) në Fort LeonardWood,
në shtetin Missouri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka filluar më 10
korrik dhe ka përfunduar më 07 dhjetor
2018.
Oficeri i FSK-së, kapiteni Bujar Ferizi, gjatë shkollimit 22 javor, në shkollën
e MKAB-së në SHBA, për paraqitje të
dalluar akademike është nderuar me çmimin „Student Ndërkombëtar Nderi, kurse
për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin „Njeriu i
Hekurt“.
Kursi për kapiten të karrierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve
në fushën e MKAB-së, në aftësi udhëheqëse, teknike dhe taktike luftarake,
procedura shtabore, doktrina të gjinive të kombinuara të ndërlidhura me
procesin e vendimmarrjes ushtarake, punë grupore dhe aftësim në operacionet e
detektimit dhe dekontaminimit të materieve kimike-atomike-biologjike dhe
nukleare.
Kapiten Ferizi, është oficeri i parë nga Kosova i cili përfundon trajnimin e
mbrojtjes nga helmet kimike, atomike, biologjike dhe nukleare të nivelit Kapiten karriere, në
„UnitedStatesArmy CBRN School“.
Kapiteni Bujar Ferizi nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA
NGA KATEGORIA