Kapet një kilogramë e gjysmë marihuanë në Prishtinë

E publikuar: 20/11/2019 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore janë kontrolluar dy lokacione, pronë e të dyshuarve meshkuj, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.570 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në këto dy lokacione janë gjetur edhe 570 euro para të gatshme, një armë e kalibrit 7.65 mm, dy fishekë 7.65 mm dhe tre fishekë të AK-47.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është në kërkim policor.