Kapet makina me kanabis në Janinë, arrestohet shqiptari

E publikuar: 17/07/2018 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sasi prej 112 kg kanabis sativa u sekuestrua prej anti-drogës së Janinës, në vendin e quajtur “Metamorfosi” në aksin që lidh Janinën me Kozanin.
Sipas policisë, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke që drejtohej prej një 36-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk behet publik.

Policia deklaroi se 36-vjeçari ishte transportuesi i lëndës narkotike, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro.

36-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.