Kapet gjarpri që ishte mbështjellë për bredhi, në një dhomë me shumë fëmijë (Video)

E publikuar: 22/12/2017 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raymond Hoser është ftuar të kapte një gjarpër, që ishte mbështjellë për bredhin e një shtëpie në Melbourne të Australisë.

Për më keq, kjo ndodhi kur 20 fëmijë ndodheshin në dhomë, duke festuar ditëlindjen e shokut të tyre, transmeton Telegrafi.

“Nëna e vogëlushit ishte më e frikësuar se fëmijët, ata mbajtën qetësinë dhe pritën derisa të intervenoi profesionisti”, ka thënë Hoser.

Mësohet se gjarpri kishte hyrë brenda, pasi është ndjekur nga qeni dhe më pas u fut mes degëve duke ikur nga frika. /Telegrafi/