Kapet 36 vjeçari nga Kosova pak pasi plaçkiti një bankë në Zvicër

E publikuar: 07/11/2019 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 36 vjeçar nga Kosova ka plaçkitur të mëkurën një bankë në qytetin Adliswil të Kantonit të Cyrihut.

Ai u kap nga policia pak pasi iku nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pak para orës 15:30, ku një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar punonjësit e bankës duke ua drejtuar armën drejt tyre dhe duke kërkuar t`ia dorëzonin paratë, njofton Blick.ch.

Sipas njoftimit kosovari pasi doli nga banka, në vendngjarje arriti policia.

Ata ndoqën plaçkitësin duke vrapuar pas tij, duke mundur edhe ta arrestonin.

Aksioni policor u zhvillua nga Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim edhe me policitë komunale të Adliswil-Langnau dhe Kilchberg.

Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.