Kapet 1 kilogram marihuanë në Gjakovë (Foto)

E publikuar: 29/02/2016 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka gjetur marihuanë në një veturë që po hynte nga territori i Shqipërisë. Substanca e dyshuar është gjetur në bagazhin e kamufluar të një veturë me targa të rajonit të Gjakovës.

Sot rreth orës 00:30 ne pikën e kalimit kufitar Qafa e Prushit ne Gjakovë është konfiskuar 1 kilogram e 40 gramë substancë e dyshuar të jetë marihuanë në një automjet që po hynte në territorin e Kosovës.

“Në vend kanë dalë njësitë përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin, i dyshuari nga rrethi i Gjakoves është arrestuar dhe ndalur për 48 orë. Kjo sasi e narkotikeve e kamufluar është zbuluar falë angazhimit të oficerëve policorë, pajisjeve qe kemi dhe njësisë me qenë për narkotikë K-9”, tha nënkoloneli policor Faton Alija, drejtor rajonal në Drejtorinë e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’.

Ai u shpreh se ky është rasti i pestë për këtë vit në të cilët janë zbuluar dhe konfiskuar mbi 23 kilogramë marihuanë.

/botapress/