Kapen për flokë

E publikuar: 10/03/2015 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë konfliktuar fizikisht dy supermodelet Naomi Campbell dhe Cara Delevingne, të cilat të dielën morën pjesë në një festë të organizuar në Paris nga “Garage Magazine” në lokalin e natës Castel.

Sipas “Page Six”, gjatë mbrëmjes modelja 44 vjeçare e akuzoi kolegen e re se nuk ka treguar respektin e duhur ndaj këngëtares Rihanna dhe për këtë arsye e qëlloi.

“Naomi e akuzoi Cara se nuk e respektoi Rihannën, nisi ti bërtasë dhe më pas e shtyu duke sjellë reagimin e saj.

Cara e kapi për flokësh dhe i këputi disa fije të extension”, shkruan “Page Six” duke cituar një dëshmitar.

Lajmi për konfliktin mes modeleve u përhap me shpejtësi, duke bërë që mediat rozë të publikojnë menjëherë diçka të tillë./Indeksonline/