Kapen afro 30 kilogramë heroinë

E publikuar: 24/03/2017 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kontrollimit të automjeteve që vinin nga Mali i Zi për në Kosovës oficerët doganor së bashku me ata policor kanë arritur të kapin rreth 30 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë tek një shtetas i Malit të Zi.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se droga është kapur në veturën e të dyshuarit.

“Vetura është futur për kontrolle detale, ku gjatë kontrollit në pjesën e pasme  të veturës  -mbrapa dyerve të vozitësit nga ana e majtë  gjenden 7 qese të zeza dhe nga ana e djathtë mbrapa dyerve të bashkudhëtarit po ashtu 7 qese të zeza të ngarkuara me substancën e dyshuar narkotike e llojit heroin. Rasti dhe sasia prej rreth 30 kg substancë narkotike i është dorëzuar policisë derisa personi është arrestuar”, njofton Dogana, transmeton Klan Kosova.