Kapen 1.5 tonë hashash

E publikuar: 29/04/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Një operacion i Policisë së Shqipërisë ka sekuestruar 1.5 tonë hashash dhe gjashtë persona janë shoqëruar në zonën e Poliçanit.

Sasia e drogës është kapur në fshatin Përparim dhe një pjesë tjetër në tre ndërtesa të braktisura rrugën kombëtare Poliçan-Bogovë.

Gjashtë persona janë shoqëruar nga ana e policisë për sasinë e drogës, shkruan Top Channel.

Policia thotë se po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në kultivimin e sasisë së drogës.