Kapë me dhëmbë mollët, që ia hedhin nga kënde dhe largësi të ndryshme (Video)

E publikuar: 04/10/2017 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Hartman nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, jo vetëm se ka dhëmbë shumë të fortë, por edhe aftësi që të kapë mollët që ia hedhin.

Adoleshenti ka postuar rastet më të vështira, kur ai zë pemët që ia hedhin prej këndeve të ndryshme, si dhe largësi së konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

“Është sezoni i mollëve”, e ka titulluar Hartman videon që po qarkullon në internet, ndërsa shprehet se ndjehet i mllefosur nëse ndonjëherë dështon.

Aftësitë e tij janë pëlqyer shumë nga shikuesit, që pos pëlqimeve kanë lënë edhe komente të shuma.

“Duhet të ketë pësuar shumë thyerje dhëmbësh, hundë të gjakosur dhe sy të nxirë. Megjithatë ai paska aftësi”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/