Kaos te Valencia, futbollistët përleshen në stërvitje

E publikuar: 29/02/2016 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gary Nevillit i ka dal tërësisht kontrolli nga duart. Jo vetëm rezultatet e dobëta, por edhe probleme jashtë fushave.

Sot në stërvitje janë përplasur fizikisht dy lojtarë të Valencias, Diego Alves dhe Ruben Vezo.

Një tifoz ka xhiruar me telefon këtë moment ku shihen dy lojtarët e Valencias të përfshirë në përplasje fizike, përcjellë “Albeu”.

Kanë qenë shokët e skuadrës që kanë hyrë në mesin e tyre për të shmangur incidentin.

/lajmi.net/