Kanguri që kërceu në det, u shpëtua nga dy policë që e tërhoqën për bishti (Video)

E publikuar: 29/10/2018 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policët e paemëruar nga Victoria e Australisë, patën një intervenim të pazakontë gjatë një pasdite, pasi u desh të shpëtonin një kangur që kërceu në det dhe nuk po mund të kthehej.

Ata intervenuan me shpejtësi dhe pasi e kapën për bishtin, arritën që ta nxjerrin në breg, transmeton Telegrafi.

Kafsha ishte pa ndjenja dhe nuk shfaqte shenja jete, derisa ata e mbajtën të mbuluar me batanije, derisa hapi sërish sytë.

Besohet se kanguri që nuk ka parë kurrë bregdet, nuk dinte si notohet ndërsa nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Sasia e madhe e ujit të kripur, ka bërë që ai të mos mund të qëndrojë si dihet.

Gjendja e kangurit tani është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen në një qendër të kujdesit për kafshë. /Telegrafi/