Kanguri i vogël, i kamufluar përkryer në sipërfaqen shkëmbore (Foto)

E publikuar: 24/12/2018 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografia e një sipërfaqeje shkëmbore, ku është fshehur një kangur i vogël, ka habitur shfrytëzuesit e rrjeteve sociale.

Postimi i bërë në Reddit, shfaqë imazhin e realizuar në një pjesë malore të Australisë, ku është kamufluar përkryer gjallesa dhe kërkohet të gjendet se ku ndodhet, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, duket se është një hapësirë e zakonshme malore, me gurë të shpërndarë dhe degë të rrëzuara pemësh.

Vetëm ata me shikim të mprehtë, arritën ta gjejnë pas një kërkimi të shkurtër, por jo të gjithë e patën këtë mundësi.

“Po më humb fokusi dhe nuk po shoh më, dua të di ku është“, ka shkruar një komentues.

Kanguri brenda rrethit

Ngjyra e gëzofit e njëjtë me ambientin dhe qëndrimi i kërrusur, i mundësoi këtij kanguri të mos vërehet prej grabitqarëve të ndryshëm. /Telegrafi/