Kanë mbetur pa u numëruar vetëm edhe tri vendvotime

E publikuar: 13/06/2017 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mbetur pa u numëruar vetëm edhe tri vendvotime nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Nga 99.88 për qind të votave të numëruara, koalicioni PAN ka 33.98 për qind të votave.

Vetëvendosje është e dyta me 27.12 për qind, ndërsa koalicioni LAA ka 25.74 për qind.

Nga tri vendvotimet e papërfunduara deri tani dy janë në Prizren dhe një në Mitrovicë.