Kandiq nervozohet tepër me ndalimin e Jahjagës, serbëve ua përmend varrezat masive

E publikuar: 02/06/2017 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria serbe preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dinkoviqit
Pasi ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, mbrëmë nuk i është lejuar hyrja në shtetin serb, ndër të parat që ka reaguar ka qenë aktivistja për të drejtat e njeriut – Natasha Kandiq, transmeton koha.net

“Presidentja e Kosovës nuk ka marrë lejen për hyrje në Serbi. Qeveria preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dinkoviqit”- ka qenë postimi i Kandiq në Tëitter pasi u dha lajmi se Atifete Jahjaga nuk do të jetë e pranishme në Beograd për të folur në një promovim libri që ka të bëjë me gratë e dhunuara të Kosovës në luftën që e shkaktoi Serbia.

Jahjaga supozohej të merrte pjesë në promovimin e një libri në kuadër të Festivalit “Mirëdita Dobar Dan” por duket se kjo nuk do të ndodhë, mbështetur edhe në protestat që sot e dje kanë ndodhur në kryeqytetin serb pikërisht mbi lajmin në fjalë.

Artistët nga Kosova, të cilët po qëndrojnë në Beograd për momentin janë në gjendje të sigurt dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.