Kandidatura për kryeministër, Hoti mori 92 vota nga 94 anëtarë të KP të LDK-së

E publikuar: 31/12/2020 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, 92 kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një ka votuar kundër dhe një ka abstenuar.

Këshilli i Përgjithshëm me shumicë të nevojshme të votave, përcakton Avdullah Hoti për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur LDK-ja në një postim në Facebook.

Ndryshe, data e zgjedhjeve të reja parlamentare do të bëhet e ditur pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria Hoti u zgjodh më 3 qershor të këtij viti, por ajo u vlerësua jo legjitime sipas Kushtetueses për shkak të votës së deputetit Etehm Arifi, i akuzuar për vepër penale.