Kandidatja për presidente të Kroacisë i krahason serbët me hebrenjtë

E publikuar: 04/09/2019 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katarina Pejoviq, është një nga kandidatet për zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kandidatja që vjen nga Fronti i Punëtorëve është kritikuar disa herë për deklaratat e saj kontraverse, në media.

Partia e Frontit të Punëtorëve është krahasuar me Partinë Komuniste, por që sipas Pejoviqit ata janë demokratë.

E pyetur për rolin e serbëve në Kroaci, kandidatja për presidente ka dhënë një deklaratë interesante.

“Serbët luajnë rolin e hebrenjve sot në Kroaci. Ata përdoren për të homogjenizuar shumicën e njerëzve kundër pakicës”, ka thënë Pejoviq.