Kandidati i VV-së për deputet e quan Iftarin si ngjarje antihistorike (Foto)

E publikuar: 24/06/2017 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga Anamorava, Sadri Ramabaja  ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë duke e quajtur “ngjarje antihistorike” dhe muslimanët i fyen e i quan “grup haxhiqamilësh” shkruan Indeksonline.

Rambaja këtë shkrim të cilin e poston në facebook  merr mbi 600 qind komentë kritikuese për shkak të fyerjes që ai ia bënë iftarit dhe agjeruesve.

Rambaja bashkë më ketë shkrim ka shoqëruar një mbishkrim, fragment të autorit Kadare “Mbi krimin në Ballkan”, shkruan Indeksonline.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Edhe kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj këti postimi, duke thënë se popullin musliman që  ai po e fyen e ka votuar Vetëvendosjen.

“Po ky popull musliman ju ka votuar më së shumti juve Vetëvendosjen dhe ju ka mbështetur në këto zgjedhje ku ju shënuat rritje rreth 100%. Fyerjet e juaja tregojnë frymën që egziston në mesin e juaj si Lëvizje Vetëvendosje. Ky popull musliman ju votoj, ju tash e ofendoni dhe nënçmoni. Turp për juve” ka thënë në reagim Kelmendi.